Lajme Sindikata e pavarur e punëtorëve në ANP “Adem Jashari” sot kanë mbajtur një orë grevë


19/08/2019

NJOFTIM

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”  është mbajtur greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve nga ora 08:00 deri në orën 09:00. Sipas paralaljmërimeve të mëhershme nga kjo sindikate, greva do të vazhdoj edhe nesër me dt. 20.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 10:00, ndërsa pasnesër me 21.08.2019 do të zhvillohet për tetë (8) orë.

Inspektoret e AAC- së gjatë kohës së grevës  kanë vëzhguar për së afermi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha palëve që të shfytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një  zgjidhje të pranueshme për palët.

Ju bëjmë thirrje udhëtarëve që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.

Zyra për Komunikim me Publikun