Lajme Rritje e numrit të udhëtarëve në ANP në shtator


05/10/2016

Gjatë muajit shtator, një numër preliminar prej  147.357  udhëtarëve kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo shifër pasqyron një rritje prej 8,9% në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar kur në këtë aeroport u shërbyen  135.301 udhëtarë.

Në periudhën janar-shtator të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 1.349.880 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 10,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

statistikat-shtator