Dronët


Sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (të cilat zakonisht referohen si “dronët”) janë duke u përdorur gjithnjë e më tepër në Republikën e Kosovës. Kryesisht dronët janë mjete ajrore të cilat pilotohen nga distanca. Ata de jure janë modele të mjeteve ajrore. Rregullorja e AAC-së nr. 1/2017 kërkon që këto mjete ajrore duhet të regjistrohen në regjistrin e sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (SAP) dhe mund të operohen vetëm me leje të veçantë të lëshuar nga AAC-ja. Gjatë operimit me dron pronari apo operatori në çdo kohë duhet të ketë kontakt vizual me dronin.

  • Për kushtet e përgjithshme të fluturimit me dron klikoni linkun e mëposhtëm:
  • Për pyetjet me të shpeshta rreth operimeve me dron klikoni linkun e mëposhtëm:
  • Për pyetjet me të shpeshta rreth regjistrimit të dronit tuaj klikoni linkun e mëposhtëm:
  • Për përgatitjen tuaj në testimin e njohurive për Sistemet e mjeteve ajrore pa pilot klikoni në Publikimin Teknik TP-28.

 

Formularët:

AACK/DSF/GEN-FRM 24 Formular aplikimi për aprovim dhe regjistrim të sistemit të mjetit ajror pa pilot (SAP)
AACK/DSF/GAT-FRM 25 Deklaratë për fluturimet me sistem të mjetit ajror pa pilot
AACK/DSF/GAT-FRM 26 Formular aplikimi për operim me sistem të mjetit ajror pa pilot (SAP)
AACK/DSF/GAT-FRM 27 Formularë aplikimi për provim teorik për sistem të mjeteve ajrore pa pilot (SAP)

Agjencitë për zbatim të ligjit, mbrojtje, siguri të brendshme, si dhe shërbimet për shuarje të zjarreve, kërkim-shpëtim dhe shërbimet e njohura emergjente, të cilat operojnë me Sisteme të mjeteve ajrore pa pilot (SAP) duhet ti referohen Rregullores së KFOR-it duke përdorur këtë Formular.