Lajme Ngritja e trafikut në ANP vazhdoi edhe në gusht


07/09/2015

Rritja e trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” vazhdoi edhe në gusht. Në gusht 2015, ANP shërbeu gati 214,000 udhëtarë apo 11.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gushti tradicionalisht është muaji me numrin më të madh të trafikut në ANP. Rritja për vitin 2015 deri në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2014 është 11.7%, për një total prej 1,081,408 udhëtarësh.