Lajme Organizimi i provimit teorik për licencë të pilotit të paraglajdit


05/08/2019

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pjesëmarrje në provimin teorik për licencë të pilotit të paraglajdit se ky provim do të mbahet më datë 14 shtator 2019, me fillim në ora 10:00, në zyrat e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Lagjja Arbëria, rr. Ahmet Krasniqi nr. 208, Prishtinë.