Lajme Publikohet raporti nr. 02/2012 për konsultimin publik të palëve të interesit


06/12/2012

Është publikuar Raporti nr. 2 për konsultimin publik të palëve të interesit lidhur me projekt-rregulloret e AAC-së:

– Rregullore mbi rregullat e licencës së kontrollorëve të trafikut ajror dhe certifikimet tjera;
– Rregullore për mbikëqyrjen e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror dhe shërbimet e navigacionit ajror;
– Rregullore mbi kushtet për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror;

Këto tri projekt-rregullore kanë qenë në konsultim publik nga data 19 tetor- 2 nëntor 2012. Raporti gjendet në rubrikën “Konsultimet” nga ku mund edhe të shkarkohet me lehtësi.

AAC falënderon të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë më procesin e konsultimit publik dhe kanë dhënë kontributin e tyre të vlefshëm.

Shumë shpejt pritet që rregulloret të marrin formën përfundimtare dhe të nënshkruhen nga Drejtori i Përgjithshëm.