Lajme Njoftim mbi Projekt-rregulloren për Sistemet e mjeteve ajrore pa pilot


16/06/2016

Projekt Rregullorja e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për Sistemet e mjeteve ajrore pa pilot, e publikuar për konsultim publik në faqen e internetit të AAC-së më 18 maj 2016, do t’i nënshtrohet një rishikimi të hollësishëm të brendshëm për shkak të komenteve të shumta nga palët e interesit dhe me qëllim të koordinimit sa më të mirë me të gjitha autoritetet shtetërore me përgjegjësi në fushën e sigurisë. Pas këtij procesi, drafti i ri kësaj rregulloreje do të dalë në konsultim publik dhe të gjitha palët e interesit do të njoftohen me kohë për datën.