Lajme Mbahet takim mes autoriteteve kosovare dhe shqiptare të aviacionit për mundësimin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit


20/01/2021

Në AAC-në e Kosovës ka qëndruar një delegacion nga Republika e Shqipërisë, me qëllim të diskutimit të modaliteteve për mundësimin e operimeve komerciale në Aeroportin e Kukësit, duke shfrytëzuar një pjesë të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës.
Aeroporti i Kukësit ndodhet afër kufirit të Shqipërisë me Kosovën në një terren të vështirë që kërkon shfrytëzimin e hapësirës ajrore edhe të Republikës së Kosovës për këto operime. Gjatë diskutimeve u shqyrtuan çështje operative, ligjore dhe ushtarake të cilat mund të ndikoheshin nga këto operime.
Ky ishte takimi i parë dhe palët u dakorduan që të vazhdojnë diskutimet për shqyrtimin e modaliteteve për mundësimin e operimeve në Aeroportin e Kukësit.