Lajme Komunikate per faqe zyrtare 22.03.2019


22/03/2019

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së z. Eset Berisha vizitoi sot Ministrin e Mbrojtjes z. Rrustem Berisha

Prishtinë, 22.03.2019

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, Eset Berisha vizitoi sot Ministrin e Mbrojtjes Rrustem Berisha, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e dy institucioneve në fushën e aviacionit. Drejtori Berisha e informoi Ministrin Berisha për detyrat dhe përgjegjësitë e AAC-së në fushën e sigurisë së aviacionit civil si dhe për aktivitetet e ndërmarrura në drejtim të ushtrimit të këtyre detyrave. Ministri Berisha e informoi drejtorin Berisha për procesin e transformimit të forcës së sigurisë dhe planet për zhvillimin e saj në të ardhmen, duke theksuar gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim në të gjitha fushat e interesit reciprok.