Për ne Administrata & B. Nj.


25/09/2015

Departamenti i Administratës dhe Burimeve Njerëzore ka për qëllim dhënien e mbështetjes administrative për Autoritetin e Aviacionit Civil. Departamenti i DABNJ në përbërjen e tij ka katër zyra:

Zyra per buxhet dhe financa ofron shërbime për çështjet e të hyrave si dhe shpenzimet financiare të buxhetit në pajtueshmëri me rregullat financiare si dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë

Zyra për prokurim është përgjegjëse për planifikimin e aktiviteteve të prokurimit si dhe siguron që te gjitha këto aktivitete zbatohen në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik.

Zyra e Burimeve Njerëzore është përgjegjëse për implementimin e politikave të rekrutimit, të drejtat dhe detyrat e stafi në përputhje me Ligjet, Rregulloret, Udhëzimet dhe  Urdhëresat Administrative të tanishme të publikuara nga Ministria e Administratës Publike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Zyra për mbështetje dhe Logjistikë ka për qëllim ofrimin e shërbimeve logjistike përkitazi me menaxhimin e aseteve, transportin dhe materialet për zyrë.