Lajme AAC-ja mat kënaqshmërinë me shërbimet e saj


13/01/2014

Sikurse në vitin 2012, edhe në dhjetor të 2013-s, AAC-ja ka bërë matjen e kënaqshmërisë së shfrytëzuesve të shërbimeve që i ofron ky autoritet.

Përmes një pyetësori të shkurtër, AAC-ja ka kërkuar mendimin e atyre që mund të vlerësojnë nivelin dhe cilësinë e dokumenteve që i harton AAC-ja, shërbimeve gjatë certifikimeve dhe licencimeve të ndryshme, aktiviteteve mbikëqyrëse të AAC-së te operatorët e aviacionit civil, etj.
Një numër i madh i atyre që janë përzgjedhur për t’u pyetur nga industria e aviacionit, i është përgjigjur pyetësorit të AAC-së.

Përgjigja që AAC-ja ka pranuar nga pyetësori është mjaft e kënaqshme dhe tregon se industria që rregullohet nga ky autoritet beson se AAC-ja harton me qartësi dhe saktësi rregulloret, manualet udhëzues dhe dokumentet tjera, se personeli i AAC-së është gjithmonë i gatshëm të asistojë industrinë, se transparenca nuk mungon në këtë autoritet dhe se kompetenca dhe profesionalizmi i personelit është në një nivel mjaft të lartë. Respondentët i janë përgjigjur pyetësorit elektronik përmes një web platforme, e cila ka ofruar edhe mundësinë e anonimitetit për ata që nuk kanë dashur të identifikohen.

Përveç matjes së jashtme, AAC-ja ka realizuar edhe matjen e brendshme të kënaqshmërisë, e cila bëhet çdo vit me qëllim të marrjes së rekomandimeve për përmirësim nga vetë personeli i AAC-së.

Rekomandimet nga të dyja matjet janë shqyrtuar në mbledhjen për rishikim të menaxhimit, e cila si çdo vit, është mbajtur në AAC gjatë dhjetorit. Një numër i madh i rekomandimeve nga matja e kënaqshmërisë ka zënë vend në planin e veprimit të AAC-së për vitin 2014.

Matja e kënaqshmërisë së shfrytëzuesve të shërbimeve të AAC-së bëhet në kuadër të mirëmbajtjes së sistemit për menaxhim të cilësisë dhe në mbështetje të zbatimit të politikës së AAC-së për përmirësim të vazhdueshëm të sistemit të brendshëm të punës.

Shikoni prezantimin me rezultatet e dala nga kjo matje.

By getting to know your writer’s toolkit, you’ll be

When seeking a great affordable-papers.net site, begin by visiting forums and blogs.

able to write the best essay.